08:06 / E Shtunë, 02 Mars 2019 / indeksADMonline

Kush është kandidati maqedonas për president që po përkrahet nga Zaev dhe koalicioni i shqiptarëve?

Stevo Pendarovski do të jetë kandidati i përbashkët presidencial i LSDM-së, BDI-së dhe partive tjera qeveritare.

Stevo Pendarovski i lindur më 3 prill të vitit 1963 në Shkup është politikan, profesor dhe analistë.

Pendarovski është docent për siguri ndërkombëtare, politikë të jashtme dhe globalizim, në Fakultetin për Shkenca Politike në Universitetin Amerikan Kolexh-Shkup dhe ish kandidat për President të Republikës së Maqedonisë.

Pendarovski pas mbarimit të arsimit të lartë, është emëruar udhëheqës i sektorit për analitikë në Ministrinë për Punë të Brendshme. Përskaj kësaj, për tri vite resht ka ushtruar edhe postin e zëdhënësit (ndihmës ministër për marrëdhënie me publikun), pranë MPB-së.

Nga viti 2001 është emëruar shef të sigurisë kombëtare dhe këshilltar për politikë të jashtme në kabinetin e presidentit Boris Trajkovski dhe më pas dhe të kabinetit të Branko Cërvenkovskit.