75 Mall Live Search
10:20 / E Shtunë, 31 Tetor 2020 / V R

Kush është Keith, futbollisti afrikan që “rrëmbeu” zemrën e aktores kosovare, Adriana Matoshi

Aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Adriana Matoshi duket se ka gjetur njeriun e zemrës.

Ajo së fundi ka konfirmuar lidhjen e dashurisë me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld dhe të dy duken të dashuruar “kokë e këmbë” me njëri-tjetrin.

Por, kush është Keith, personi që ia rrëmbeu zemrën aktores kosovare.

Ai është  21 vjeçar i lindur  në Afrikën e Jugut dhe i rritur në Belgjikë, prej vitesh është aktiv në futboll profesional dhe prej rreth 8 muajsh luan në ekipin kosovar, Feronikel.

Ndërkohë, Adriana konsiderohet si një prej aktoreve më të mira shqiptare, teksa është nënë e katër fëmijëve./Indeksonline/