20:54 / E Shtunë, 03 Korrik 2021 / OSH

“Kush është kjo vajzë e vogël?”, Dua Lipa kthen vëmendjen te fotografitë e vjetra të saj në kohën kur nuk ishte e njohur

Këngëtarja 25-vjeçare e hitit “One Kiss” ndau me fansat e saj në rrjetet sociale një varg fotografish së fundmi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Më pas u shpërndanë një sërë imazhesh të artistes së hiteve, të cilat e tregonin atë në fëmijërinë e saj të hershme, shkruan The Sun.

Duke provuar se kishte dëshirën e të bërit yll që në moshë të re, Dua shihet duke ndezur një buzëqeshje triumfi, duke parë drejt kamerës që po e fotografonte.

Një fotografi tjetër, Lipa kishte pozuar me një xhaketë ngjyrë vjollce me lesh dhe një bluzë të ngjyrosur blu dhe të bardhë.

Një ndjekës shkroi: “O Zot i madh, edhe si foshnje Dua kishte të njëjtën energji”.

Në reklamë, Dua shfaqej duke kënduar në kopshtin e saj dhe duke thirrur të tjerët që t’i bashkohen spektaklit të talenteve.

Një fans këmbënguli se ajo duhej të ishte ftuar për të qenë pjesë e “X Factor” dhe jo të realizonte thjeshtë reklamën e tij.

“Ironia që një garuese e rremë nga një reklamë përfundoi të ishte masivisht më e suksesshme se kushdo që garoi në atë spektakël atë vit”, kishte shkruar ndjekësit, statusi i të cilit ishte bërë viral në Twitter.