12:48 / E Diele, 23 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kush është kosovarja që mori pjesë në London Film Festival?

Kur flitet për femrat kosovare më të suksesshme, padyshim që Arbnora Ademaj është njëra prej tyre.

Falë talentit që ka, ajo ka arritur të depërtojë në Turqi, ku atje do të shfaqet edhe si aktore serialesh, shkruan Indeksonline.

Së fundi ajo ka marrë pjesë edhe në “London Film Festival”, ku fitoi një çmim nga filmi “Sent My Daughter”.

Arbnora kishte veshur një fustan të zi, i cili ia vënte në pah format e bukura trupore.

Pasi e fitoi çmimin, ajo u shpreh se është mjaft e lumtur, dhe i falënderoi për çmimin e dhënë./Indeksonline/