75 Mall Live Search
14:24 / E Premte, 23 Dhjetor 2022 / B O

Kush është kreatorja që u kujdes për veshjen fantastike të Albinës dhe Familjes Kelmendi, ripërtëriu veshjen ilire

Albina dhe Familja Kelmendi kanë performuar me këngën “Duje”, në Festivalin e Këngës në RTSH duke u shpallur fitues.

Kjo këngë u prit shumë mirë, duke marrë kështu ovacione të gjata nga i gjithë publiku në sallë.

Por ajo që ra në sy ishin veshjet e veçanta të Familjes Kelmendi, veshje këto me motive ilire.

Ishte dizenjatorja Saime Buleshkaj ajo e cila tregon për idenë se si erdhi deri te dizajnimin e veshjeve me motive ilire.

Ajo thotë se që në momentin që e kuptoi se kënga do të ishte e stilit folk-rock, atëherë veçse e kishte të qartë se çka do të dizajnonte për Familjen Kelmendi.

Buleshkaj thotë se simboli ilir të cilin e ka përzgjedhur, nënkupton përfundimin e një epoke dhe fillimin e një epoke të re./Indeksonline/