75 Mall Live Search
10:23 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / A. A

Kush është kroatja që ia mori zemrën?/ Kastrati flet për foton e postuar në Instagram

Lirim Kastrati ishte vendimtar në fitoren e Kosovës kundër Moldavisë në staidumin ‘Fadil Vokrri’.

Sulmuesi nga Hogoshti realizoi golin e vetëm, që i dha ‘Dardanëve’ fitoren e parë pas 10 ndeshjeve, shkruan Indeksonline.

Ditë më parë, Kastrati postoi një fotografi në rrjetin social Instagram ku shihej së bashku me një vajzë.

“E di që jam fytyrë publike por kam qef gjanat private me i mbajtë. Nëse hedhi një fotografi, e hedhi për qef temin. Dua që jetën private me mbajtë pak anash edhe mu fokusu edhe njerëzit me më njoftë përmes futbollit jo përmes jetës private” deklaroi Kastrati pas ndeshjes. 2

1 vjeçari shënoi golin e parë me Kosovën dhe theksoi që ishte ndjenjë e papërshkrueshme.

Ndryshe, sipas fotografisë duket se Kastrati është në lidhje me modelen kroate Anđela Šimac.

/Indeksonline/