75 Mall Live Search
18:11 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

Kush është kryeshefi i ri i Trepçës? Telashet nuk i hiqen Hysen Vrajollit

Pak më parë bordi i përkohshëm i  “Trepçës” ka emëruar kryeshefin e ri,  Hysen Vrajolli, i cili do të jetë në krye të kësaj detyre, për një afat të shkurtër, derisa të shpallet konkursi i rregullt për këtë pozitë, raporton IndeksOnline.

Por me çka ishte marrë më parë Vrajolli? Nga ato që kemi parë ai deri në ditën e sotme ka qenë në krye të minierës së Artanë, në pozitën e kryeshefit.

Madje 140  ish punëtorë të tij janë futur në grevë që prej një jave, për shkak të vonesës së pagave.

Situatë e njëjtë e pret atë dhe në Trepçë, me mungesa të pagave, e  me revoltë sindikale.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme bordi i përkohshëm i Trepçës kishte shkarkuar kryeshefin e saj Basri Ibrahimi. Ai për IndeksOnline ka thënë se do të përdorë të gjitha mjetet juridike për të mos lejuar që ky vendim të jetësohet./IndeksOnline/