Kush është kryetari më i ri në moshë dhe ai më i vjetër në Kosovë

Qytetarët e Kosovës i kanë mësuar emrat e kryetarëve të komunave që do të udhëhiqen në 4 vitet e ardhshme.
Kamenica do të ketë privilegjin të udhëhiqet nga kryetari më i ri në moshë. Kadri Rahimaj është i lindur në gusht të vitit 1991. 30 vjeçari do të jetë kryetari më i ri në moshë në të gjitha komunat e Kosovës.

Fushë Kosova nuk ka votuar për ndryshim dhe do të drejtohet nga kryetari më i moshuar.
Burim Berisha është pak muaj larg pensionimit, gjë e cila nuk do të ndikojë që ai të jetë kryetar edhe për 4 vitet e ardhshme./Indeksonline/
