75 Mall Live Search
12:51 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kush është Kumrije Kallaba – Sahiti, kandidatja për deputete që 40 vjet ia kushtoi arsimit?

Kumrije Kallaba – Sahiti 40 vjet ka kontibuar në arsimin kosovar dhe tashmë i ka hyrë garës për deputete, duke vazhduar të bëjë një gjë të tillë edhe në jetën politikë. Synimi i saj është bashkërendimi i politikave dhe qasja konstruktive në përpilimin e një plani të arsimit, së paku 20-vjeçar, që është i bazuar në praktikat më të suksesshme ndërkombëtare. Znj. Kallaba – Sahiti garon për subjektin politik Lidhja Demokratike e Kosovës, me numrin 57.

Përvoja profesionale e znj. Kallaba – Sahiti përfshinë profesoreshë e filozofisë dhe sociologjisë; ish-drejtoreshë e gjimnazit “Sami Frashëri” për shumë vjet; ish-drejtoreshë e shkollës fillore “Faik Konica” tetë (8) vjet; drejtoreshë cilësie në “Akademinë Evolucion” bachellor diplomë për 2 vjet; dhe drejtoreshë në shkollën fillore ”Asim Vokshi”. Sfida e radhës që Kumrije Kallaba – Sahiti është të garojë për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Përgjatë dyzet vjetëve, znj. Kumrije nuk u ndal duke dhënë kontributin e saj në arsim. Tani ajo dëshiron të japë kontribut edhe në politikë. Kumrije Kallaba – Sahiti, kandidate për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në zgjedhjet e 6 tetorit do të garojë me numrin 57.

“Gjate gjithë jetës sime i jam dedikuar edukimit dhe arsimit cilësor të fëmijëve të mi, për dyzet (40) vite, në dyzet (40) gjenerata. Jam e lumtur që do kem mundësinë të vazhdoj misionin tim në arsimimin e brezave të rinjë të Kosovës sepse jam e bindur që është e vetmja mënyrë që të ecim përpara me kombin tonë. Si një nënë, grua, profesoreshë, madje edhe si një gjyshe e re – do bëjë të pamundurën që me punën time të ngre nivelet e edukimit dhe arsimimit në Kosovë dhe të sjell ndryshime cilësore për popullin tim,veçanërisht të gruas kosovare”, tha ajo.

Synimi i Kumrije Kallaba – Sahitit, si deputete e ardhshme është të jap dijen dhe kontributin e saj në bashkërendimin e politikave dhe qasje konstruktive në përpilimin e një plani të arsimit, së paku 20-vjeçar, i bazuar në praktikat më të suksesshme ndërkombëtare. Plan i cili i mundëson që ndryshimet qeveritare të mos pengojnë vazhdimin e reformave të nevojshme ndërvite.

Ndryshimet rrënjësore në arsim kërkojnë kohë, kuadro profesionale, vullnet politik dhe shoqëror. Kumrije Kallaba – Sahiti, beson se energjia dhe puna e palodhshme që do ta jap si deputete do të paraqes nevojat e shoqërisë dhe do të jetë e pranueshme nga i gjithë spektri politik.

“Besimi juaj do të ishte shtysa më e fortë që bashkërisht ta ngrisim zërin në Parlamentin e Republikës së Kosovës për ndryshime thelbësore drejt një shoqërie me vlera, dije dhe kulturë“, thotë Kallaba-Sahiti.