Kush është Kushneri? Bashkëshorti i Ivanka Trumpit, që ishte pjesë e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Jared Kushneri, është zyrtari i Shtëpisë së Bardhë që ishte pjesë e marrëveshjes së nënshkruar, më 4 shtator ndërmjet Kosovës, Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Por cila është biografia e Kushnerit, bashkëshortit të Ivanka Trumpit?
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_image/image/66209773/1202579133.jpg.0.jpg)
I lindur më 10 janar 1981. Është investitor amerikan, zhvillues i pasurive të patundshme dhe botues gazetash dhe ushtron funksionin e këshilltar të vjehrrit të tij , Donald Trump, transmeton Indeksonline
Prej një kohe të gjatë drejton kompaninë “Kushner Companies”. Po ashtu, Kushneri udhëheq Observer Mediat – botues New York Observer.
Ai, në biografi sqarohet se ai është bashkëthemelues dhe pronar i një pjese të “Cadre”-s, platformë online e investimeve në pasuri të paluajtshme.
Gjatë fushatës presidenciale të Trumpit 2016 , Kushneri ndihmoi në zhvillimin dhe drejtimin e strategjisë së fushatës.
Kushneri është autor i një plani paqeje në konfliktin izraelito-palestinez, që u shpall në janar të 2020-s dhe u përshkrua si shumë e favorshme për Izraelin.
Gjithashtu, ai ishte pjesëmarrësi kryesor i administratës Trump në bisedimet që çuan në normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në gusht 2020-s.
Dhe së fundmi, ai ishte pjesë e marrëveshjes së nënshkruar nga kryeministrit kosovar, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. /Indeksonline/




