Kush është portieri 22 vjeçar që do të debutoj me Kosovën sonte

Nga ora18:00, Kosova do të luaj ndeshje miqësore në “Fadil Vokrri” kundër Ishujve Faroe.
Trajenri Giresse kryesisht ka vendosur që të luaj me një formacion me lojtarë të rinj, shkruan Indeksonline.
Ai që bie në sy është portieri 22 vjeçar, Jozef Pukaj.
Pukaj aktualisht mbron ngjyrat e skuadrës zvicerane Winterthur, derisa është gjetje e akademisë së Baselit.
22 vjecari ka qenë pjesë e të gjitha gjeneratave të reja të kombëtares së Zvicrës para se të zgjedhtë të luaj për Kosovën.
Këtë sezon, Pukaj ka zhvilluar gjashtë ndeshje në Superligën e Zvicrës, ku ka pranuar 11 gola dhe vetëm një herë ka mbajtur portën e paprekur. /IndeksOnline/