14:00 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Kush është prifti, që gjatë luftës rrahu kambanën për t’ua kujtuar myslimanëve kohën e iftarit

Ky është prifti katolik që gjatë luftës rrahu kambanën për t’ua kujtuar myslimanëve kohën e iftarit

Çfarë është kjo kambanë në këtë interval kohor të pazakontë, kishte pyetur priftin një përfaqësues ndërkombëtar? Po bie në shenjë respekti që tregohet ndaj vëllezërve shqiptarë të besimit mysliman që janë të strehuar nëpër familje të famullisë, se është koha për të shtruar sofrën e Iftarit, iu kishte përgjigjur Don Kelemend Spaqi me shumë butësi.

Prifti katolik, Don Kelmend Spaqi, famullitar në Kishën e “Shën Andout” në Gllogjan, gjatë kohës se luftës se vitit 1998-98, rrahu kambanat për t’u treguar myslimaneve të strehuar në familjet e fshatrave Gllogjan, Nepole, Llugaxhi e deri ku jehonin tingujt se është koha e iftarit për ata që kanë agjëruar në muajin e shenjtë të Ramazanit. Për një përfaqësues ndërkombëtar që ishte për vizitë në zyrën e famullitarit, tingujt e kambanës në atë kohë krijuan kureshtje, por kur mësoi arsyen kishte mbetur i shtangur nga veprimi dhe kujdesi i një prifti katolik për shqiptaret e besimit mysliman që bënin iftarin me kambanat e Kishës.

Prifti katolik ka treguar se ushtria famëkeqe serbe kishte mbërritur në fshat dhe ai detyrohej që të gjithë fshatarët t’i merrte brenda në kishë për t’i mbrojtur nga vrasjet dhe përdhunimet. Madje, Dom Spaqi rrëfen se disa herë serbët kishin tentuar të futeshin brenda në kishë për t’i vrarë të gjithë, por prifti kishte kërkuar që fillimisht të vritet ai dhe murgeshat e më pas fshatarët.