75 Mall Live Search
13:41 / E Enjte, 03 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kush është Qamile Morina, doktoresha që synon të bëhet deputete

Prof. dr. Qamile Morina, njëherësh profesoreshë e Anesteziologjisë, ka vendosur t’i hyjë garës për deputete nga Koalicioni AAK-PSD me numër të kandidatës 78.

Por kush është doktoresha në të vërtetë?

Doktorersha Qamile Morina është lindur dhe rritur në Mitrovicë (pjesën veriore të qytetit). Në vitin 1973 zgjidhet nxënësja më e dalluar e gjeneratës dhe dërgohet në Shtete të Bashkuara të Amerikës për të përfunduar shkollën e mesme. Pas përfundimit të shkollës me sukses, doktoresha Qamile kthehet në vendlindje dhe studion mjekësinë në Universitetin e Prishtinës.

Pavarësisht rrethanave jo të favorshme politike dhe ekonomike në vitet 80-të, ajo ka arritur të përfundonte me merita të veçanta specializimin në fushën e anesteziologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Lubjanës, duke u bërë edhe anesteziologia e parë shqiptare në kirurgji.

Pavarësisht ofertave të ndryshme për të vazhduar karrierën në Slloveni, Kuvajt dhe shumë vende të tjera të Evropës Perëndimore, prof. dr. Qamilja së bashku me burrin e saj’ prof. dr. Arsim Morina, vendosën që të kthehen në Kosovë dhe të edukonin dhe mjekonin shumë shqiptarë në Kosovë.

Gjatë viteteve 90-të, duke kundërshtuar nënshtrimin ndaj politikës së Beogradit, pra, gjatë periudhës të njohur si sistemi paralel i arsimit në Kosovë, prof. dr. Qamilja si anesteziologe e parë shqiptare ishte e vetmja mësimdhënëse, e cila u angazhua për të edukuar shumë breza të rijnë në këtë fushë.

Me fillimin e luftës së Kosovë, dhe me daljen në skenë të UÇK-së, në pranverën e 98-tës, doktoresha vullnetarisht dhe në tytat e armikut ishte në Likovc për të mjekuar luftëtarët e UÇK-së në mesin e tyre dëshmorin e kombit Mujë Krasniqin (Kapuçin), i cili ishte plagosur rëndë asokohe, ku fal karakterit të tij dhe vullnetit dhe ndihmës mjekësore arriti që të mbijetoj. Fatkeqësisht pas disa muajsh, pavarësisht plagëve ende të pashëruara, “Kapuçi” në dhjetor të 98-tës bie dëshmorë i lirisë që ne sot e gëzojmë. Doktoresha është kryetarja e parë e “Asociacionit Kosovar të Anesteziologëve” – AKA.

Falë punës së saj të palodhshme, ajo ka arritur që shoqatën AKA të e anëtarësoj në “Shoqatën Evropiane të Anesteziologëve” si dhe në “Shoqatën Botërore të Anesteziologëve”, duke e futur Kosovën si shtet në hartën e anesteziologjisë ndërkombëtare dhe duke e prezantuar denjësisht atë me mbi 45 punime shkencore në kongrese dhe konferenca të ndryshme evropiane dhe botërore. Duke pasur një bagazh profesional, në Zgjedhjet e vitit 2007, u zgjodh deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga Subjekti politik Lidhja Demokratike e Dardanisë. Si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ishte nënshkruese e deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Gjatë mandatit të saj’ si deputete, arriti që të ngrit shumë çështje në shumë fusha, veçanërisht në atë të shëndetësisë, zhvillimit ekonomik të vendit, komunat e reja dhe veçanërisht ato të pjesës veriore.

Kur është pyetur si cili ishte motivi që e shtyu atë të i ktheht prap skenës politike, ajo deklaron: Janë dy arsye të cilat më kanë shty me’u rikandidu dhe me qenë pjesë e politikës në këtë kohë pa kohë. Njëra është qyteti im i lindjës Mitrovica, dhe tjetra është sistemi shëndetoësor.

Fatkeqësisht familja ime, si shumë familje tjera shqiptare nga Mitrovica e Veriut, janë viktimë e politikës së padrejte kundër shqiptarëve në atë pjesë të Kosovës, duke ju ‘uzurpuar’ dhe vjedhur gjithçka që familjet kanë në atë pjesë, duke i larguar nën kërcenim me jetë. Për më tepër kohët e fundit po tentohet që pjesa veriore e Mitrovicës të behët pjesë e pazareve të ndryshme politike dhe të aneksohet. Angazhimi i pakompromis i Kryeministrit në ardhje z. Ramush Haradinaj që Kosova të jetë 100% territor i sovranit, vendosa për ti hyrë garës për deputete, pikërisht nga rradhët e koalicionit AAK-PSD duke kërkuar besimin e juaj.

Të gjith jemi të vetdijshëm për nivelin e sistemit tonë shëndetësor dhe me keqardhje me duhet të them se pak qytetar janë të kënaqur me të. Më duhet të pranoj se në legjislaturën e fundit ka pas disa ndryshime positive, mirëpo fatkeqsisht të pamjfatueshme.

Duke marr parasysh përvojën time në QKUK dhe njohjën e të metave thelbësore të këtij sistemi, në anën tjetër duke pasur përvojën ndërkombetare dhe informacionin e sakt se si duhet të funksionon sistemi shëndetësorë, jam e gatshme të jap kontributin tim në përmisim të kësaj gjendje. Për fund, në mënyrë që të arrij të bëjë ndryshimin, kërkoj besimin tuaj.

VOTO#119AAK-PSD#78QAMILE MORINA#100%PËRGJEGJËSI