Kush është Rocco Vata që refuzoi Shqipërinë për Irlandën?

Kombëtarja e Irlandës ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajt mars ndaj Bullgarisë, të vlefshme për play-offin e UEFA Nations League.
Në këtë listë figuron edhe emri i një shqiptari. Bëhet fjalë për Rocco Vata-n, i cili ka qenë pjesë e Irlandës qysh nga grupmoshat e reja, shkruan Indeksonline
Pasi Vata kaloi te skuadra e Watfordit në Championship dhe arriti të tregonte paraqitje pozitive duke shënuar gola dhe duke bërë asiste, ra në sytë e skautëve të Shqipërisë.
Sylvinho dhe e gjithë stafi i tij punuan për ta sjellë në ekipin A futbollistin 19-vjeçar, por që dështuan!
Vata është djali i legjendës Rudi Vata, i cili gjatë karrierës së tij përfaqësoi fanellën “kuqezi”. Megjithatë djalin e tij nuk arriti ta bindte për t’iu bashkuar Kombëtares së Shqipërisë.
Vata luan si sulmues i krahut dhe mesfushor qendror/sulmues. Gjatë këtij sezoni në Championship, ai shënoi tri gola dhe bëri tri asiste në 24 ndeshje.
Vlera e tij në sajtin e njohur “Transfermarkt” është 350 mijë euro, por që futbollisti me prejardhje shqiptare parashihet që do ketë të ardhme të ndritshme.
Kujtojmë që Vata është lojtar i akademisë së Celtic, por te skuadra e parë në Skoci nuk arriti të bënte debutimin, duke kaluar në Ëatford për rreth 280 mijë euro./Indeksonline/
Receiving their first ever senior Ireland call-ups
— Ireland Football ⚽️🇮🇪 (@IrelandFootball) March 13, 2025
Introducing Rocco Vata & James Abankwah 🇮🇪 pic.twitter.com/XV7LQ2UkWK