75 Mall Live Search
21:15 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2023 / AR

Kush është rusja që i ka marrë zemrën Tom Cruise?

Pas plot 11 vitesh, që nga divorci me Katie Holmes,  Tom Cruise është parë në publik me një grua.

Sipas Daily Mail, ylli i Hollivudit është në një lidhje romantike me rusen Elsina Kairova. 36-vjeçarja është vajza e një parlamentari socialist të njohur rus dhe ish-gruaja e një oligarku tregtar diamanti.

Të dy u panë në një festë në Mayfair të Londrës dhe sipas një të ftuari: “Ata ishin të pandashëm dhe dukej qartë se ishin çift”.

Cruise dhe Cairova u shfaqën në festën në sheshin Grosvenor së bashku rreth orës 21:00 të shtunën dhe janë larguar në orët e para të mëngjesit.