Kush është Sam Ryder, i cili pothuajse e fitoi Eurovision Song Contest?

Pas njëzet vitesh, të shtunën e kaluar Mbretëria e Bashkuar arriti t’i impresionoj të gjithë në Eurovision Song Contest.
Festivali i këngës ka qenë një “turp” për britanikët për vite me radhë, ku nuk arritën të fitonin asnjë pikë nga juria apo publiku, transmeton Indeksonline.
Por, këtë vit ndodhi diçka e shumëpritur. Përfaqësuesi, Sam Ryder arriti të pushtonte zemrat evropiane, ku për pak vota nuk arriti të fitoj.
Më poshtë mund të ndiqni përformancën e tij./Indeksonline/