75 Mall Live Search
14:39 / E Hënë, 27 Janar 2025 / S Z

Kush është Shaip Shabani, kandidati më numër 106 i PDK-së

Shaip Shabani është kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ai vjen nga një familje atdhedashëse me tradita të theksuara patriotike dhe është nip i Heroit të Kosovës, Ali Shabani, i cili ka dhënë një kontribut të madh për çështjen kombëtare.

Kjo trashëgimi ka formuar Shaipin si një individ të përkushtuar ndaj lirisë dhe zhvillimit të Kosovës. Shaip Shabani lindi dhe u rrit në fshatin Ballaban të Prishtinës, ku përfundoi arsimin fillor.

Shkollën e mesme e kreu në Orllan, ndërsa studimet universitare i përfundoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, duke fituar titullin Jurist i Diplomuar. Gjatë luftës për liri, Shaipi ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Luftën e Kosovës (1998-1999), në Brigadën 153, Njësiti Buna 41, duke dhënë një kontribut të çmuar për çlirimin e vendit. Pas luftës, Shaipi ishte pjesëtar i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, duke vazhduar të kontribuojë në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.

Ai ka shërbyer si këshilltar komunal në Komunën e Prishtinës dhe më pas si Zyrtar i lartë personal i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Këto përvoja e kanë përgatitur atë për të dhënë kontribut të mëtejshëm në politikën kosovare. Shaipi është i martuar, baba i tre fëmijëve, jeton dhe punon në Prishtinë. Ai mbetet një shembull i përkushtimit ndaj familjes dhe vendit!