13:23 / E Hënë, 16 Maj 2022 / B O

Kush është shitësi i parketit që shkroi historinë në futbollin zvicëran!

Mattia Croci-Torti prej disa muajsh është trajner i FC Luganos. Megjithatë, ai tashmë po feston triumfin më të madh të karrierës së tij. Skuadra e tij arriti të fitoj Kupën e Zvicrës në futboll për herë të parë në histori.

Pas fishkëllimës së fundit, trajneri i Luganos, Mattia Croci-Torti shpërtheu në lot gëzimi. Ajo që ka arritur Croci-Torti është e pabesueshme. Ai ka qenë trajner vetëm për tetë muaj por që i mjaftuan për të fituar finalen e madhe me rezultat bindës, 4-1.

“Ne dhamë gjithçka për të fituar. Sot kemi hyrë në librat e historisë së këtij klubi. Jam vërtet i lumtur” ka thënë Croci-Torti.

40-vjeçari ka punuar si shitës parketi për dhjetë vjet.

“Si shitës, duhet të bindësh njerëzit se parketi yt është më i mirë se çdo lloj tjetër. Si trajner futbolli është e njëjta gjë. Ju duhet t’i bindni lojtarët tuaj se ajo që po bëni ka kuptim. Shefi im donte që unë të shisja mirë. Sot shefi im dëshiron të shohë rezultate të mira” ka thënë trajneri 40 vjeçar./Indeksonline/