75 Mall Live Search
20:49 / E Enjte, 11 Dhjetor 2025 / H F

Kush është shqiptari i dyshuar si vrasës me pagesë?

Organizata kriminale e vrasësve shqiptaro-grekë me pagesë kishte arritur t’i shtrinte tentakulat e saj kudo dhe aktualisht po bëhej gati të godiste edhe Pireun.

Hetuesit i zbuluan gazetës “Protothema” edhe detaje me interes publik, se 7 të arrestuarit dhe i teti në kërkim po planifikonin një sulm të ri vrasës, këtë herë në zonën e Pireut, kundër një personi që dyshohet se kontrollon disa klube nate dhe stacione benzine.

Anëtari kryesor i këtij grupi është banditi shqiptar i njohur si “Dimos”, (Dhimitër Meçi, nga Gjirokastra), me një 48-vjeçar grek që luan një rol aktiv dhe organizator në të.

Provat e atentatit të dështuar të majit ndaj kreut të një grupi kriminal grek, Giannis Lalas, çoi në zbulimin dhe goditjen e grupit të killerave.

Niveli i njohurive teknologjike të gjashtë të arrestuarve kishte arritur në atë pikë sa të ishin në gjendje të bllokonin një makinë me kamera regjistruese apo me përgjues.

Megjithatë, sot po bëhet publike mundësia që ata kishin për të siguruar dokumente të qarta dhe ligjore, në mënyrë që të kalonin kontrollet e policisë pa ndërhyrje. Siç u zbulua, të arrestuarit, sipas dosjes së çështjes , kishin tentuar ta vrisnin Lalasin (i vrarë më vonë, në muajin nëntor) në Lakonia.

Në atë kohë, Yannis Lalas ishte informuar për sulmin e afërt kundër tij dhe vetë i kishte dhënë ELAS-it informacion në lidhje me vrasësit e tij të mundshëm, i cili rezultoi të ishte “i artë” për hetuesit.

Për lëvizjet e tyre në atë kohë, të arrestuarit përdornin një Toyota Yaris të bardhë, e cila ishte vjedhur nga një rajon i Greqisë veriore. Megjithatë, nuk dihet se si arritën të merrnin si targa origjinale, ashtu edhe një certifikatë regjistrimi origjinale.

Ky fakt do të thotë se ata kishin personin e tyre brenda shërbimit publik, duke rezultuar në një hetim të ri se si dhe në çfarë rrethanash i fituan ato.

Ata do të gjakosnin Pireun

Në të njëjtën kohë, megjithëse nuk u përfshinë në dosjen specifike të çështjes, u gjetën shumë prova që vërtetojnë se të arrestuarit ishin një hap larg kryerjes së një sulmi tjetër vrasës. Shënjestra e tyre ishte një person që është aktiv në zonën e Pireut, si në klubet e natës ashtu edhe në stacionet e benzinës.

Ky person dikur ishte në rrethin e ngushtë të një anëtari të mafies greke i cili u vra jashtë një stacioni benzine në Neos Kosmos, por ai ishte grindur me të dhe kishte ndjekur rrugën e vet të paktën dy vjet para ekzekutimit të tij me gjakftohtësi.

“Protothema” informon se lufta e natës është në kulmin e saj, me kampet tani në dy, dhe ata që marrin pjesë në të janë të detyruar të zgjedhin anë, me orën që numëron mbrapsht deri në sulmin e radhës.