75 Mall Live Search
16:42 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

Kush është shqiptari i suksesshëm në Zvicër që shoqërohet me Ermal Fejzullahin

Ermal Fejzullahu njihet si djaloshi i shoqërueshëm i estradës. Karriera e tij nuk është përcjellur asnjëherë me skandale, por me hite e suksese.

Shpeshherë e kemi parë ne rrjetet sociale të shoqëruar nga një person misterioz. Por, në fakt bëhet fjalë për një shqiptar tejet të suksesshëm.

Është Driton Selmani, afaristi i njohur kosovar që jeton e vepron në Zvicër. Selmani është një nga njerëzit më me ndikim në firmën e njohur, Conforama e Livique në Zvicër.

Madje, ai ka të punësuar mbi 200 shqiptarë në firmën mjaft të suksesshme.

Duket se Ermali e Dritoni janë bërë bashkë për të krijuar një dyshe shoqërore për të arritur suksese në dy sfera të ndryshme./Indeksonline/