21:57 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Kush është shteti që hoqi nga transmetimi Eugent Bushpepën?

Eugent Bushpepa bëri krenarë të gjithë shqiptarët me performancën e j në natën e parë gjysmëfinale të Eurovision. Kualifikimi i j për në finale ishte mëse i merituar dhe duke patur parasysh aftësitë e Eugent jemi të bindur që edhe në finale, këngëtari shqiptar do të bëjë një përfaqësim dinjitoz.

Ai fitoi “zemrat” e të gjithë shikuesve të gjysmëfinales dhe jo më kot ishte i pari në Facebook-un e Eurovision për sa i përket komenteve dhe pëlqimeve të performancës.

Nëse nuk e dinit, televizioni kombëtar i Kinës, Mango Tv e transmeton gjithmonë këtë spektakël, por jo live, pasi e redakton dhe ndryshon. Të njëjtën gjë ka bërë edhe mbrëmjen e kaluar, duke mos transmetuar performancën e Shqipërisë dhe Irlandës, për dy arsye tejet qesharake. Performanca e Eugent Bushpepës është censuruar për shkak të një rregulloreje, e cila ndalon artistët me tatuazhe të shfaqen në televizion.

Ky rregull hyri në fuqi në janar të këtij vi, në të cilin Administrata Shtetërore e Shtypit, Radios, Filmit dhe Televizionit të Republikës Popullore të Kinës (SAPPRFT) deklaroi se ata “kërkojnë në mënyrë specifike që programet të mos shfaqin artistë me tatuazhe apo ato që përfaqësojnë kulturën hip-hop, nën-kultura jo të zakonshme ose kultura dekadente.”

Gjithashtu është hequr edhe moment kur Eugenti shfaqet gjatë prezantimit të kualifikuesve, duke transmetuar vetëm reagimin e delegacionit dhe jo atë të këngëtarit.