Kush është skuadra që ka “derdhur” miliona për Franco Fodan?

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka disa oferta në tavolinë pas aventurës pozitive në stolin “dardan”.
Është raportuar se Foda tashmë është në bisedime me skuadrën nga Arabia Saudite, Al-Wehda FC, shkruan Indeksonline.
Kjo skuadër bën gara në Ligën e Dytë të Arabisë Saudite dhe raportohet se ka “derdhur” miliona për trajnerin gjerman vetëm për ta pasur në stol për sezonin e ardhshëm.

Al-Wehda ka histori në futbollin arab, duke fituar katër tituj të divizionit të dytë, dy Superkupa dhe një Prince Cup.
Vlera e kësaj skuadre është 12.7 milionë euro sipas sajtit “Transfermarkt”. Kurse lojtari me vlerën më të lartë është Juninho Bacuna (3 milionë euro).
Futbollisti më i njohur që bën pjesë në këtë klub arab është Odion Ighalo, ish-sulmuesi i Manchester Unitedit.
Këtë edicion, kjo skuadër e mbylli në pozitën e 16-të, duke rënë sërisht në katergorinë e dytë të futbollit arab.

Por, sa është e vërtet ky interesim?
Sigurisht që po. Por, gjithmonë për një trajner apo futbollist ka interesime të tilla. Kurse marrëveshja është larg për t’u arritur.
Indeksonline mëson se Foda nuk e ka ndërmend të largohet. Sidomos para ndeshjeve të rëndësishme në shtator, ku Kosova nis aventurën e kualifikimit në Kupën e Botës 2026./Indeksonline/
.jpeg)