Kush është spanjolli që do ta drejtoj Chelsean si trajner, debuton nesër ndaj Liverpoolit

Bruno Saltor do të jetë trajner i përkohshëm i Chelseat, pas shkarkimit të Graham Potter. Spanjolli përballet me përvojën e tij të parë si trajner dhe do të debutoj nesër ndaj Liverpoolit.
Ai llogaritej si krahu i djath i Potter duke punuar me anglezin që nga drejtimi i Brighton.

Bruno Saltor kishte përvojë si mbrojtës i krahut në La Liga te Espanyol e Valencia, ndërsa për shtatë vite ishte futbollist i Brighton në futbollin anglez.
Saltor është ithar i mbajtjes së topit në taktikat e tij.

“Të kesh topin na lejon të mbrohemi më mirë” kishte thënë në një intervistë Saltor./Indeksonline/