75 Mall Live Search
18:42 / E Martë, 21 Prill 2020 / indeksADMonline

Kush është super miliarderi që ka blerë Newcastle United

Skuadra e Premierligës, Newcastle United së shpejti do të jetë nën pronësi të princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.

Ai është një nga njerëzit më të pasur në botë dhe pritet që të investojë shumë për të ngritur klubin në majat e futbollit botëror.

Princi saudit ka kapital më të lartë se pronari i Chelseas, Roman Abramovich (13 miliardë euro), dhe më i pasur se pronari i Manchester Cityt, Shejh Mansour Bin Zayed (30 miliardë euro).

Pasuria e familjes mbretërore të Arabisë Saudite sillet rreth 1.24 trilion euro, shkruan Indeksonline.

Ai posedon një nga jahtet më të bukura dhe më të shtrenjta në botë, “Serene” e gjatë 330 metra e gjatë që kap vlerën 300 milionë euro.

Pronari i ri i Newcastle posedon shtëpinë më të shtrenjtë në botë e quajtur “Chateau Louis XIV” të cilën e ka blerë në vitin 2015 për 300 milionë euro.

Shtëpia është në një zonë të shtrenjtë banimi, është me shumë luks brenda dhe është e veshur me motive të arit. /IndeksOnline/