23:41 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Kush është Vilson Noka që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Tiranë

Vilson Noka që njihej edhe me emrin Tafciu, 28 vjeç i cili gjeti vdekjen mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë nuk është i panjohur për policinë.

Sipas ABC News, Vlison Tafciu (Noka) ka ikur nga Shqipëria në 7 mars të 2018 në Francë.

Në 12 mars të 2018 e kanë arrestuar po në Francë për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Pasi ka kryer 8 muaj burg, në 6 nëntor të vitit 2018 është deportuar nga Franca për në Shqipëri.

Ndërkohë policia ka njoftuar se viktima Vilson Tafciu (Noka) është qëlluar nga autorë ende të paidentifikuar me 3 plumba duke e lënë të vdekur në vend.

Mësohet gjithashtu se policia është duke hetuar në dy pista, nw atë të kaluarës së viktimës, por nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë ardhur edhe për shkaqe xhelozie.