Kush është Wen Xiaoting, gruaja që dëshiron ta sjellë Kakan në Kinë [FOTO]
Prapa ofertës që qon Kakan në Kinë, qëndron një grua mjaft e fuqishme. Emri i saj është Wen Xiaoting, 26 vjeçare, vajza e presidentit të Zhicheng Enterprise Group.
Pavarësisht moshës së re, ajo është pronare e një klubit futbollit, që ka për trajner spanjollin Gregorio Manzano.
Këtë javë, Wen Xiatoing takoi Kakan dhe babin e tij Bosco Leite në Milano, duke i ofruar një kontratë të pasur futbollist brazilian.
Palët janë ende në bisedime, ndonëse thuhet se Kaka nuk është i bindur ende.
ëen Xiaoting, e cila studioi modën në Angli, kishte qenë tashmë në gusht në Itali, kur vizitoi Casa Milan dhe qendrën sportive Vismara. /IndeksOnline/