75 Mall Live Search
10:59 / E Martë, 16 Qershor 2026 / H F

Kush është Xhavit Musa, shqiptari i kërkuar nga Interpoli dhe për çfarë akuzohet?

Xhavit Musa, i akuzuar për vrasje në Maqedoninë e Veriut, vazhdon të jetë në arrati dhe i pakapshëm për organet e rendit. Sipas informacioneve operative, ai ndodhet jashtë vendit, çka ka bërë që ndaj tij të lëshohet një fletarrest ndërkombëtar, shkruan IndeksOnline.

Musa, i njohur për të kaluarën e tij kriminale, është arratisur menjëherë pas vrasjes së fundit për të cilën dyshohet dhe tashmë prej më shumë se një viti ka arritur t’i shmanget drejtësisë. Ai kërkohet jo vetëm për këtë rast, por dyshohet edhe për përfshirje në një tjetër vrasje të rëndë.

Musa po kërkohet edhe nga Interpoli, ku dhe akuzohet për veprat kriminale: kontrabandim të migrantëve, vrasje, mbajtje të paligjshme të armëve ose materialeve shpërthyese, pjesëmarrje në organizatë kriminale