75 Mall Live Search
11:01 / E Martë, 20 Janar 2026 / Z S

Kush fitoi e kush humbi vota në LVV pas rinumërimit të deritashëm?

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ-ja ka marrë vendim që të rinumërohen.

Ky proces ka nxjerr na pah parregullsi dhe devijim të vullnetit të qytetarëve të shprehur me votë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kjo situatë ka bërë që shumica e kandidatëve për deputetë të fitojnë apo të humbin vota. Por si qëndron situate në Lëvizjen Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Kryetarit të këtij subjekti, Albin Kurti, nga rinumërimi i deritashëm i janë hequr 168 vota.

Me minus të votave janë edhe Ejup Maqedonci (-169 vota), Artan Abrashi (-244 vota), Valon Ramadani (-411 vota) dhe Arbër Rexhaj (-632 vota)

Ndërsa votat pas rinumërit të deritashëm i janë shtuar më së shumti Hajrulla Çekut me 183 vota dhe Hekuran Muratit 124 vota./Indeksonline/