Kush ishin tre yjet e Chelseat që kanë qarë në dysheme kur Mourinho njoftoi largimin

Ish-mesfushori i Chelseat, Steve Sedwell ka treguar një moment të paharrueshëm nga periudha kur ishte futbollit i skuadrës londineze.
Sedwell ka thënë se nuk e harron kurrë momentin kur Mourinho kishte njoftuar largimin nga skuadra në vitin 2007.
“Lojtarët në zhveshtore po qanin me zë. Nuk harroj momentin kur Drogba, Terry e Lampard ishin ulur në dysheme dhe po qanin. Ndihej sikur dikush kishte vdekur. Askush s’donte ta besonte që Mourinho kishte marrë një vendim të tillë” ka thënë Sedwell./Indeksonline/
