75 Mall Live Search
10:13 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / Blerim

Kush ishte sulmuesi brazilian që kërkoi ta përfaqësonte Kosovën?!

Ariclenes da Silva Ferreira ishte futbollisti brazilian, që kërkoi ta përfaqësonte Kombëtaren e Kosovës menjëherë pas pranimit në UEFA dhe FIFA.

Gjatë një interviste për IndeksOnline, Albert Bunjaki, tregoi historinë që kishte me futbollistin 35-vjeçar.

Bunjaki gjatë kohës sa ishte trajner i “dardanëve” kishte një bisedë me ish-kryetarin e FFK-së atë kohë, i ndieri, Fadil Vokrri.

“E pyeta Vokrrin për sjelljen e Arit. E dija që kjo ishte ‘vetëvrasje’ menjëherë pas pranimit në UEFA dhe FIFA. Dhe sigurisht se mora një JO! Arin e kisha sa isha pjesë e Kalmarit. Ai pas disa muajsh mori nënshtetësinë ruse dhe luajti për Kombëtaren A. Kisha po ashtu një bisedë edhe me një portier turk”, deklaroi për IndeksOnline Albert Bunjaki.

Sipas ish-teknikut të Kosovës, ky i fundit (ekipi i Kosovës) duhet menduar globalizmin dhe futjen e lojtarëve të huaj në ekip.

“Në basketboll është normale, kurse në futboll jo. Nuk e di pse? Shtrohet pyetja ku të gjithë mund ta bëjnë këtë, kur do e hapim derën edhe ne”, vazhdoi Bunjaki.

Pjesa tjetër e intervistës me ish-trajnerin e Kosovës, Albert Bunjaki publikohet më vonë:

/IndeksOnline/