Kush ishte trajneri më i mirë sipas Franco Foda-s dhe Amir Rrahmanit?

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda dhe kapiteni, Amir Rrahmani votuan për çmimet, “The Best” nga FIFA.
Çmimin e më të mirit e fitoi trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, shkruan Indeksonline
Për trajnerin e “dardanëve”, më i miri ishte Xabi Alonso, menaxheri i Bayer Leverkusenit – i cili korri suksese të jashtëzakonshme në vitin 2024.
Në vendin e dytë, sipas Foda-s ishte Carlo Ancelotti – kurse në vendin e tretë, kampioni i Euros 2024 me Spanjën, Luis de la Fuente.
Ndryshe nga Foda, kapiteni Amir Rrahmani votoi si më të mirin trajnerin e Realit, Carlo Ancelotti.
Kurse në pozitat dy dhe tre, vendosi trajnerët: Pep Guardiola dhe Xabi Alonso./Indeksonline/