23:25 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / AR

Kush janë bashkëpronarët e “Orendës” (Dokument)

Anton Rasaj, bashkëpronarë i Shtëpisë së të Moshuarve “Orenda” në Pejë, nuk është i vetmi pronar.

Sipas të dhënave të deklaruara në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), janë tre aksionarë.

Anton Rasaj, ka në pronësi 40 për qind të kapitalt që në vlerë të investimeve 80 mijë euro, raporton Indeksonline.

Besmir Ahmetaj po ashtu është aksionar i barabartë me kapital dhe me mjete investive 40 për qind aksione dhe 80 mijë euro investime.

Ndërsa Agron Kukaj ka 20 për qind të aksioneve me 40 mijë euro investime.

Ndërkaq i vetmi që është prononcuar për media për rastin e sulmit brutal ndaj të moshuarës në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë “Orenda”, ka qenë Rasaj.

Ndryshe, menjëherë pas publikimit të videos ku shihet infermierja duke e rrahur të moshuarën, burimet të Indeksonline kanë zbuluar identitetin e infermiereve të përfshirë në këtë rast.

Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remzije Kuqi janë të arrestuarat. Me urdhër të Prokurorit, personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë./Indeksonline/