Kush janë axhë e nip që u konfrontuan me Policinë në Pejë

Indeksonline raportoi më herët se dy të dyshuar, axhë dhe nip, u konfrontuan me Policinë pranë staciinoit të autobusëve, duke i kanosur dhe duke i penguar në kryerjen e detyrës.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije së bëhet fjalë për Imer e Besart Berisha, nga fshati Llugaxhi i Pejës.
Gjatë arrestimit, tek njëri nga të dyshuarit është gjetur edhe një fishek i armës.
Policia ka dhënë edhe detaje mbi këtë rast.
“Rreth orës 17:40 në rrugën “Adem Jashari” pikërisht para kafiterisë Ylli, dy policë të Stacionit Policor Pejë, janë penguar në kryerjen e detyrës zyrtare dhe janë kanosur nga dy të dyshuarit I.B dhe B.B. (axhë e nip). Të njëjtit janë arrestuar nga policia” ka deklaruar Policia për Indeksonline.