Kush janë delegatët që po bojkotojnë Kuvendin e FFK-së

Ka filluar Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës ku pritet të zgjidhet presidenti i ri i kësaj federate.
Kandidat i vetëm për këtë pozitë është kryetari aktual Agim Ademi.
Kuvendi është bojkotuar nga disa përfaqësues të klubeve kosovare. Dhjetëra delegatë po qëndrojnë të bashkuar pasi vendosën për bojkotin e Kuvendit të FFK-së.

Në mesin e delegatëve që kanë bojkotuar kuvendin është Abedin Zeka i Trepçës 89, Feti Mursei i Dritës, Malazog Hoxha i Lidhjes Rajonale Gjilani, Rrahman Haradini nga FC Prishtina, dhe disa përfaqësues të tjerë.
Në këtë Kuvend do të duhej të ishin të pranishëm 58 delegatë./Indeksonline/
