75 Mall Live Search
11:41 / E Martë, 26 Gusht 2025 / SH

Kush janë deputetët e PDK-së që s’e votuan Dimalin dhe ata që abstenuan

Dimal Basha është zgjedhur kryetar i ri i parlamentit të Kosovës. Votat e PDK-së kanë qenë vendimtare për t’i mundësuar Bashës suksesin më të madh në karrierë.

Por PDK-ja nuk ka qenë unike në votimin e tij.

Ganimete Musliu, Fadil Demaku, Kosovare Murseli dhe Nait Hasani kanë votuar kundër zgjedhjes se tij kryetar.

Ariana Musliu-Shoshi, Ferat Shala, Elmi Reqica, Rashit Qalaj dhe Arbnora Salihu kanë abstenuar në votim për zgjedhjen e Bashës për kryeparlamentar./Indeksonline/