75 Mall Live Search
17:53 / E Mërkurë, 02 Qershor 2021 / Blerim

Kush janë dy futbollistët e rinj të ftuar nga Challandesi?

Përzgjedhësi Bernard Challandes ka vendosur që për dy ndeshjet miqësore në Antali kundër Guinesë dhe Gambisë të grumbullojë edhe dy futbollistët e skuadrës së kategorisë së dytë zvicerane, FC Stade de Laussane-Ouchy, Lavdrim Hajrullahu dhe Mersim Asllani.

Në dy miqësoret kundër dy skuadrave afrikane Challandes do t’i ketë në dispozicion kryesisht futbollistë të rinj, të cilët vlerësohen si potencial për Kombëtaren A në të ardhmen.

Por a e dini se kush janë këta dy lojtarë?

Mersim Asllani është 21-vjeçar, i cili paraqitet te ekipi i FC Stade-Lausanne-Ouchy. Ai luan në pozitën e mesfushorit qëndror dhe atij anësor (krahu i majtë).

Vlera e tij në sajtin ‘Transfermarkt’ shkon deri 150 mijë euro.

Në Challenge League, Asllani ka bërë 25 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola.

Para se të transferohej në Stade-Lausanne, Asllani luajti edhe për ekipin e Grasshoppers.

Lavdrim Hajrulahu, është 23-vjeçar dhe luan së bashku me Asllanin te Lausanne-Ouchy.

Ai luan në pozicionin e qendërmbrojtës dhe është i gjatë 1.87 metra.

Te Lausanne u transferua me parametra zerro nga ekipi i Vaud.

Vlera e tij në ‘Transfermarkt’ shkon deri në 200 mijë euro.

Kujtojmë që këta dy lojtarë mund të provohen në dy miqësoret që do të zhvillohen gjatë muajit qershor në Antali të Turqisë kundër Guinesë dhe Gambisë./IndeksOnline/