75 Mall Live Search
17:02 / E Martë, 01 Qershor 2021 / C E

Kush janë dy futbollistët që do të debutojnë sonte për Kosovën?

Kosova sonte do të luaj përballë San Marinos në ndeshjen miqësore që do të zhvillohet nga ora 18:00 në “Fadil Vokrri”.

Në këtë sfidë do të debutojnë dy futbollistë, Destan Bajselmani dhe Blendi Idrizi, shkruan Indeksonline.

Destan Bajselmani është i ditëlindjes 1999 dhe është i rritur në futbollin holandez. Ai luan si mbrojtës i djathtë dhe aktualisht është pjesë e skuadrës nga Eredevise, Zwolle derisa më parë ka luajtur edhe për Twenten. Bajselmani ka qenë i ftuar edhe në ndeshjet e kombëtares U21 kundër Shqipërisë dhe Turqisë.

Blendi Idrizi është i lindur në vitin 1998 në Bonn të Gjermanisë. Ai është lojtar i skuadrës së njohur gjermane, Schalke 04. Blendi ka luajtur edhe në disa skuadra tjera gjermane derisa ka 3 ndeshje dhe një gol të shënuar me skuadrën e parë të Schalkes. Blendi ka luajtur edhe me kombëtaren U21 të Kosovës. Ai luan si mesfushor i avancuar, ndryshe i njohur si trekuartist. /IndeksOnline/