Kush janë kandidatët për asamble që po prijnë me vota në Gjakovë

Tashmë janë numëruar 85 % e votave në garën për asamblenë komunale për Gjakovë.
Në bazë të rezultateve del se në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës pas Ardian Gjinit rënditet Flamur Fetahaj me 794 Vota.
Në Lëvizjen Vetëvendosje pas Mimoza Shalë si bartëse e listës prin Mustafa Domi me 419 Vota.
Në PDK, pas Hajdar Beqës në pozitën e dytë rënditet Gani Hajdari me 736 Vota, ndërsa tek LDK-ja pas Shefqet Shehut rënditet Jon Bytyqi me 464 Vota
Pasi që nuk janë numëruar të gjitha kutitë e votimit këto rezultate janë momentale dhe mund të ndryshojnë./Indeksonline/