14:54 / E Enjte, 10 Nëntor 2022 / B O

Kush janë kryetarët e komunave që nuk u nisën për Amerikë, por që pritet të jenë atje në pranverë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka dhënë një intervistë për Indeksonline rreth zhvillimeve të fundit.

Ndër të tjera, Krasniqi është pyetur për shtyerjen e vizitës së tij me disa kryetarë komunash në Amerikë.

Për Indeksonline, ministri ka treguar se cilët kryetarë komunash ishin pjesë e delegacionit.

“Kryetari i Podujevës, Junikut, Pejës, Gjakovës, Deçanit, Gjilanit, Shtimës dhe nënkryetarët e komunës së Prizrenit dhe Vushtrrisë. Ne kemi kërkuar që të shtyhet në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa pjesë tjetër do të definohet në ditët në vijim” ka thënë Krasniqi./Indeksonline/