22:55 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kush janë më tërheqës meshkujt muskuloz apo ata me bark?! Ja çfarë thotë studimi

Çdo njeri mund të ketë preferencat e veta. Janë disa femra që pëlqejnë meshkujt me muskuj, por ka e nga ato që meshkujt me ‘bark’, i konsiderojnë më tërheqës.

Në ekrane dhe revista dukej se meshkujt po ktheheshin në fizikun e Herkulit.

Tani ka disa emra të njohur të ekranit, si Danny Dyer dhe Chris Pratt, të cilët u morën në kopertina revistash për fizikun e tyre, ndryshe nga të tjerët.

Pratt zbuloi se ai hoqi disa kilogramë për një rol, por gjithmonë ka patur vetëbesim, pavarësisht peshës.

E njëjta gjë aplikohet edhe tek ikonat e futbollit. Pasi Eden Hazard nënshkroi me Real Madridin, qarkulluan fotografitë e tij me bark të fryrë.

Dhe duket se shumë njerëz po tërhiqen nga ky lloj fiziku.

Rezultatet e studimit botuar nga “Planet Fitness” tregojnë se 78% mendojnë se vetëbesimi është mbreti i shëndetit të mirë.

“Pothuajse katër nga pesë persona, ku dy janë femra besojnë se burrat me bark tregojnë shenjën e një personi që është i sigurt për trupin tij”, thuhet në studim.

Rezultatet tregojnë gjithashtu se 65% thonë se burrat me bark janë tërheqës ndërsa 61% mendojnë se janë seksi.

Si rezultat, meshkujt kanë mësuar të duan veten dhe janë të rrallë ata që duan të duken si Cristiano Ronaldo.