Kush janë personat që zgjodhën të jenë të fundit në listë, për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit!

Partitë politike në Kosovë sot kanë publikuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan IndeksOnline.
Të gjitha partitë e mëdha, LVV, LDK, PDK dhe AAK kanë nga 110 kandidatë për deputetë në listat e tyre.
Por cilët kandidatë kanë pasur “fatin” që të jenë të fundit në listat zgjedhore.
Sipas listave, në LVV me numrin 110 është Salih Zyba, në PDK Donjet Bislimi, në LDK Fitim Havolli dhe në AAK Isuf Ahmeti.
Ndërsa Nisma Socialdemokrate ende nuk ka publikuar listën. Kryetari Fatmir Limaj tha se kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë në KQZ por ende s’e kanë vendosur për renditje.
“Sipas ligjit kemi kohë të përmirësimit edhe 24 orë tjera”, tha Limaj në Kanal 10./IndeksOnline/