75 Mall Live Search
12:45 / E Enjte, 10 Mars 2022 / B O

Kush janë pesë yjet e Chelseat që e kanë të sigurt largimin në verë, pas sanksioneve ndaj Abramovich

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se Roman Abramovic është sanksionuar dhe i janë ngrirë asetet. Ky vendim e ka vënë skuadrën e Chelseat në një situatë të vështirë dhe vështirë të përballueshme.

Pesë lojtarë pothuajse e kanë tanimë të sigurtë largimin nga Chelsea. Lojtarët që iu skadojnë kontratat në verë nuk do të mund të diskutojnë vazhdimin e tyre dhe do të detyrohen të largohen.

Kapiteni i klubit Cesar Azpilicueta dhe qendërmbrojtësit Rudiger e Christenen janë në listën e lojtarëve që do të numërojnë ndeshjet e fundit me Chelsean.

Te skuadra londineze në verë do largohen edhe mesfushorët Charly Musonda dhe Saul Niguez.

Musonda është në fund të kontratës, ndërsa për Saul Chelsea nuk do të jetë në gjendje të aktivizojë opsionin ekzistues për të blerë yllin e Atletico Madrid./Indeksonline/