Kush janë policët që e rrahën të prangosurin në Klinë, ja për çfarë u arrestua ai

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë të stacionit policor në Klinë, të cilët dyshohen se kanë keqpërdorur forcën gjatë një intervenimi policor.
Indeksonline mëson se zyrtarët policor janë: Nezir Gashi, Enis Elezaj dhe Shkëlqim Saliaj.
Ndërsa viktima e rastin Indeksonline mëson se është qytetari Driton Krasniqi.
Lidhur me këtë rast ka dhënë detaje edhe Shkodran Nikçi- zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.
Ai tha se fillimisht patrulla policore kishte shkuar në Klinë në një shtëpi për të arrestuar një përson të dyshuar për veprën penale ‘’Kanosje’’.
‘’Patrulla policore kanë shkuar në Klinë për të arrestuar një përson, i cili ka qenë i dyshuar për veprën penale ‘’Kanosje’’. Pas arrestimit ky person është dërguar në mbajte për 48 orë sipas raportit policor’’ është shprehur Nikçi.
Mirëpo sipas Nikçit pas analizimit të provave është vërtetuar se ka elemete të veprën penale të keqtrajtimit ndaj personit të arrestuar.