20:11 / E Enjte, 03 Gusht 2023 / MSH

Kush janë pronarët e kompanive kosovare? Tani mund t’i zbuloni lehtë!

A keni menduar ndonjëherë se kush është pronari i një biznesi në Kosovë? Platforma e re kosovare Kerko.com ua ka lehtësuar të gjithëve marrjen e përgjigjes.

Nëpërmjet vetëm një kërkimi, tani mund të mësoni të gjitha informacionet për një biznes dhe pronarin e saj.

Pavarësisht nëse është fermë e pulave, taxi, fabrikë apo hotel, platforma e kërkimit, Kerko.com, shfaq mbi 96,000 detaje rreth kompanive në Kosovë.

Një javë pas lansimit, themeluesi i Kerko, Naim Murseli tregon se mbi 10 000 kosovarë e kanë vizituar platformën.

E kemi ditur që do të ketë interesim të madh, por jo në këtë masë. Çdo ditë bëhen me mijëra kërkime, qoftë për biznese apo pronarët e saj, thotë Murseli për Indeksonline.

Për platformën në fjalë, ditën e lansimit kishte njoftuar edhe Presidenti i Mabetex Group, Behgjet Pacolli, ai në profilin e tij në Facebook shkroi që i kishte besuar idesë dhe personalisht kishte mbështetur platformën e re Kerko.