75 Mall Live Search
15:20 / E Premte, 26 Gusht 2022 / B O

Kush janë rivalët e Ballkanit, legjenda rumune trajner, ish-lojtari i Tottenhamit sulmues!

Ballkani ka mësuar rivalët në grupin e Uefa Conference League. Slavia Prague e Çekisë vlerësohet si rivali më i zorshëm për skuadrën kosovare.

Slavia dy vite më parë e kishte ndalur edhe Barcelonën në Ligën e Kampionëve. Pesë futbollistë të kësaj skuadre janë reprezentues të Çekisë.

Cluj i Rumanisë drejtohet nga legjenda e futbollit rumun, Dan Petrescu. Skuadra e Cluj nuk ka patur start të mirë këtë kampionat duke marrë vetëm 9 pikë në pesë ndeshjet e para.

Rival aspak i lehtë nuk është edhe Sivaspori i Turqisë. Pjesë e kësaj skuadre është futbollisti kamerunas, Clinton Njie. Më parë sulmuesi 29 vjeçar ishte pjesë e Lionit, Tottenhamit e Marsejit./Indeksonline/