75 Mall Live Search
18:14 / E Martë, 11 Prill 2023 / MSH

Kush janë tre Luizët e vegjël të shtëpisë? Tregon Bledi

Bledi, Efi, Kiara dhe Ronaldo janë në nominim dhe njëri prej tyre do të lërë sonte shtëpinë.

Gjatë një bisede me Kristin, Bledi i ka tre të nominuarit tjerë si “3 Luizë të vegjël”.

Kristi: Efi është treguar lojtare e dobët shumë

Bledi: Më ka zhgënjyer

Kristi: Kurse Kiara s’po bën asgjë, rri kot te Luizi

Bledi: Kemi një Luiz, por kanë dashur dhe tre Luizë të vegjël

Kristi: Jo në të njëjtin nivel, i ke në nivel të ulët shumë dhe pa guxim

Bledi: Loja do identitete të forta se është dhe fundi.