75 Mall Live Search
12:49 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Kush janë vrasësit e Kurtit, tre u arrestuan e një në kërkim!

Vetëm një javë pas vrasjes së djalit të pasur të Tiranës, Jurgen Kurtit, policia ka arritur të zbardhë ngjarjen.

Për vrasjen e tij janë vënë në pranga tre persona, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.

Ajo që bie në sy është se autorët janë të tre të moshave të reja.

Pas një pune të mirë organizuar nga Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në D.V.P.Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 18 mars 2019, rreth orës 22:30, në rrugën “Zef Jubani”, ku u vra me armë zjarri shtetasi, J.K., 26 vjeç, është arritur të bëhet dokumentimi ligjor i kësaj ngjarje ku janë ndaluar/arrestuar shtetasit:

– E. L., 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë;

– A. B., 33 vjeç, lindur në Patos dhe baunes në Patos, Fier;

-O. Q., 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e një shtetasi tjetër.