Kush janë yjet që s’u ftuan nga Gjermania për Botëror
Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka shpallur skuadrën gjermane për Kupën e Botës.
Marc-Andre ter Stegen, Robert Andrich, Noah Atubolu, Yann Aurel Bisseck, Niclas Füllkrug, Karim Adeyemi, Kevin Schade, janë disa nga emrat më të famshëm që nuk u përfshinë në listë, qoftë për shkak të lëndimit apo vendimit të trajnerit.
Portieri gjerman Manuel Neuer do të rikthehet në formacionin titullar të Gjermanisë në Kupën e Botës, e cila zhvillohet në Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik.
Gjermania është në Grupin E në Kupën e Botës dhe luan kundër Curaçao më 14 qershor në Hjuston, kundër Bregut të Fildishtë më 19 qershor në Toronto dhe kundër Ekuadorit më 24 qershor në Nju Jork./Indeksonline/

