75 Mall Live Search
11:15 / E Mërkurë, 03 Gusht 2022 / k.v

Kush janë zyrtarët e VV-së në Podujevë që kanë përplasje më Bulliqin, pritet shkarkimi i tyre

Marigona Lahu, nënkryetare e komunës së Podujevës dhe Pajtim Balaj, drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, janë dy nga zyrtarët e lartë që pritet të shkarkohen nga pozitat e tyre në komunë.

Burimet e IndeksOnline kanë treguar se këta të fundit kanë pasur përplasje javë më parë me kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqi.

Raportet mes tyre kanë pasur krisje ashtu siç i pari i komunës kishte pasur edhe me drejtorin e Inspeksionit, Besnik Mulliqi, i cili u shkarkua ditën e djeshme.

Shkarkimi i Mulliqit erdhi vetëm pak orë pasi i njëjti nisi një aksion për rrëzim të objekteve pa leje afër liqenit të Batllaves.

Të hënën kryeministri Albin Kurti vizitoi komunën e Podujevës, ku u prit nga nënkryetarja Marigona Lahu, drejtori Pajtim Balaj dhe disa zyrtarë të tjerë të VV-së, por aty nuk u pa edhe i pari i komunës Shpejtim Bulliqi.

IndeksOnline gjatë ditës së djeshme ka tentuar të marr një deklaratë nga Bulliqi për zhvillimet e fundit në Podujevë, mirëpo kontakti me të ka qenë i pamundur./IndeksOnline/