Kush janë asistentët zyrtarë në Kuvend të Haradinajt, Krasniqit e Abdixhikut

Deri më tani 76 deputetë të Kuvendit të Kosovës nga të gjitha partitë politike, kanë angazhuar asistentë personal, pagat e të cilëve janë 600 euro.
Në mesin e tyre janë dhe tre liderët e tri partive politike opozitare, Lumir Abdixhiku, Memli Krasniqi dhe Ramush Haradinaj, të cilët tashmë i kanë angazhuar asistetën e tyre personal.
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka angazhuar asistent personal Petrit Morinën.
Ndërsa asistent i kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku është Granit Berisha.
Ndërkaq lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, ka angazhuar asistente personale Serbeze Osmanin, e cila për shumë vite punon si asistente e kryetarit të AAK-së Haradinaj.
Ndryshe, kjo u është mundësuar 120 deputetët të Kuvendit të Kosovës, me rregulloren e re që secili nga ta të ketë nga një asistent, konkretisht zyrtar ekzekutiv me pagë mbi 600 euro./Indeksonline/